Maqedoni

Dalja nga shtrati e lumenjve, banorët e Manastirit ankohen, nuk i pastrojnë, autoritetet: Përdoren si deponi, shtretërit plot plehra

12.01.2021 16:11

Kanë pushuar rreshjet e shiut në Manastir dhe autroritetet po punojnë për sanimin e dëmeve që shkaktoi dalja...

Kanë pushuar rreshjet e shiut  në Manastir dhe autroritetet po punojnë për sanimin e dëmeve që shkaktoi dalja e lumit në fshatin Lashez në tre ditët e kaluara. Banorët ankohen se aksush nuk e ka pastruar shtratin e lumit.
 
"Tre ditë kishim përmbytje. Delet na mbetën brenda mezi I shpëtuam"...
 
"Lumin nuk e kanë pastruar. Ajo duhet pastruar se uji më hyri në oborr. 3-4 tonë misër mu shkatërruan", u shprehen banorët.
 
Nga rreshjet e ditëve të fundit janë përmbytur tokat bujqësore në rrugën që të con drejt kufirit me Greqinë. Në terren autoritetet nxorrën makinerinë e rëndë për të ndihmuar në lehtësimin e situatës. Por shtretërit e lumenjve në Manastir, ka rreth 20 vite që nuk janë pastruar si duhet.
 
Përvec mbeturinave të hedhura nga njerëzit e që mbulojnë ujrat e lumenjve, problem më vete janë edhe drynjtë anash tyre që nuk mund të priten pasi mbrohen nga ligji për pyjet. Gjithsesi fajtorë kryesorë për ndotjen e lumenjve dhe grumbullimin e mbeturinave në shtretërit e tyre, janë njerëzit që e përdorin lumin si deponi. 
 
"Shishe plastike, karrike , shporetë, ata hedhin gjithcka në lumenj. Plus janë edhe drynjtë anash tyre që në mënyrë plotësuese krijojmë një farë mburoje anashe më pas ndikojnë që të kemi përmbytje të tilla", thekson qytetari. 
 
Autoritetet pranojnë se për momentin po pastrohet vetëm sa për të lehtësuar situatën, por premtojnë se nga pranvera do të ndërmmarin një aksion më të madh për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Manastir. 
 
FLORIE BELULI KAMBERI