Maqedoni
Rreshjet ndotin ujin në Tetovë, Ceka: Presim analizat shtesë nga kompetentët
12.01.2021 16:28
Qytetaret e Tetovës nuk e konsumojnë ujin për pije për shkakse i njejti është ndotur nga rreshjet e mëdha...

Qytetaret e Tetovës nuk e konsumojnë ujin për pije për shkakse i njejti është ndotur nga rreshjet e mëdha të shijut që ka pasur në gjithë teritorin e e vendit.Nga ndërmarrja komunale Tetova-Tetovë thonë se i njejti mund të konsumojen pas ti marrin analizat e fundit nga Instituti i shëndetit publik.
"Në bazë të analizave të marra nga Instituti i shëndetit publik kanë treguar se indeksi i trubullimit të ujit është mbi parametrin e lejuar.Dhe IShP edhe NPK kanë dalur në njoftim që qytetarët mos e komsumojn ujin deri në analizat e ardhshme që me siguri qe nesër do i kemi.Ndotja ka ndodhur për shkake të reshëjeve të mëdhaja që kanë ndodhur ditëve të fundit", u shpreh drejtori i NPK-Tetovë, Xhelal Ceka.
Qytetarët: Ujin për pije e blejmë, nga çesmat nuk pihet
Ndërkohë qytetarët e anketuar për TVM2 shprehen se me ujë të pijshëm gjatë kësaj kohe që nuk mundë të shfrytëzojnë ujin nga rrijeti i Tetovës furnizohen nga duqanet.
"Ujë për pije nuk kemi,kemi vetëm për higjen por për pije furnizohemi nga duqanet.Problemi është i madhë ujë është gjëja kryesore,por ky qe është për momentin nuk është për të pije", shprehet qytetari.
"Sistemi funksionon realisht uje ka.Por dje lexojmë në mjetet e informimit se ujë nuk është i pijshëm per momenti, por realisht ujë ka.Për ujë tekink përdorim ujin e rrijetit ndërsa për pije blejmë", thekson qytetari.
Përndryshë vazhdojnë edhe më tejë të jenë pa ujë të pijshëm banorët në periferi të qyteit sic njihet ndryshe edhe lagjja e UCK-ës. Nga komuna e Tetovës dhe NPK thonë se janë ne fazën e fundit të ndërtimit të bazentit, dhe sipas tyre gjatë muajve të ardhshëm pritet edhe furnizim me ujë të pijshëm per ato banor.
VISAR SADIKU
