Maqedoni
Blerja e duhanit, prodhuesit: Na mbeti stok, nuk na e vlerësojnë
12.01.2021 16:41
Shumë duhanprodhues kanë prodhuar mbi 1 ton e gjysëm duhan sivjet por nuk kanë marrëvehsje me blerësit për sasi kaq të mëdha. Prodhuesit nuk janë të lumtur as me kategorizimin e duhanit dhe cmimin e ofruar.
Pikërisht ky vlerësim jo adekuat sipas prodhuesve, i detyron të mos e dorëzojnë të gjithë duhanin e prodhuar. Edhe ai që iu është blerë, nuk ju vlerësohet si duhet

"Na lëshuan pe për kilogramët e na thanë t’I sjellim. Kishim tepër duhan. Presim të bëhet mirë por na e vlerësojnë me kategorinë 3 ose 4", u shpreh prodhuesja e duhanit Gordana Angeleska.
"Nuk ankohem që më thanë është kategoria e 4, nëse do ishte vërtetë ashtu por ishte cilësi e lartë. Është turp që duhanin e mirë e vlerësojnë kaq poshtë", theksoi prodhuesi i duhanit Sllobodan Bozhinovski.
Prodhuesit këkrojnë të ketë vlerësim dhe kategorizim real të duhanit të tyre e dinamikë më të shpejtë të të gjithë procesit të blerjes dhe zgjatje të afatit deri në mars. Kërkojnë zgjidhje edhe për sasinë e tepërt të duhanit që ju mbetet stok.
"Presim që këkresat tona të pranohen prandaj I dorëzuam në kompanitë blerëse që ti shqyrtojnë në bordet e tyre. Mendojmë se kërkesat e propozuara nga ne janë reale dhe të pranueshme. Nëse nga ministria thonë se mund të blehet duhani I tepërt, përse të mos nisin ta blejnë që tani", theksojnë nga bordi iniciator i prodhuesve të duhanit.
Deri më sot janë blerë rreth 8500 tonë duhan me një cmim mesatar prej 166.5 denarë për kilogram. Por ende duhanproidhuesve ju kanë mbetur pa shitur rreth 15 mijë tonë duhan.
SEDAT SELIMI