Maqedoni

Negociatat me Bullgarinë, Buçkovski: Grupi punues do meret me qëndrimet bullgare

12.01.2021 16:57

Grupi punues do të merret me qëndrimet bullgare mbi planin aksionar të dorëzuar nga ana jonë...

Grupi punues do të merret me qëndrimet bullgare mbi planin aksionar të dorëzuar nga ana jonë, ndërsa më pas  ne do të dalim me pozicion  zyrtar,  ka thënë  për agjenisnë e lajmeve MIA, përfaqësuesi special për çështjen bullgare, Vllado Buçkovski, pas takimit me shefen e diplomacisë bullgare, Zaharieva.   
 
"E gjithë kjo  duhet të krijojë besim mes qeverive dhe shteteve. Pa marrë parasysh intenzitetin e udhëtimeve të mia dhe takimeve, shihet  interesimi i  të dyja palëve që të mos lejohet  ngrirja e raporteve apo komunikimi vetëm përmes mediave ose përmes përfaqësuesve”, theksoi përfaqësuesi  special për çështjen bullgare, Vllado Buçkovski.
 
Ndërkohë, edhe MPJ bullgare ka kumtuar se Sofja i ka dorëzuar Shkupit plan aksionar për bashkëpunim me RMV-në, mbi impelmentimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë, e cila duhet të nënshkruhet në komisionin e përbashkët ndëqerveritar të rradhës.  
 
Negociatat me Bullgarinë, Ruzhin: S’do të ketë kompromis para zgjedhjeve bullgare 
 
Për analistët politik, mbajtja e kontakteve në vazhdimësi mes RMV-së dhe Bullgarisë është shenjë pozitive. Duhet patur gadishmëri, por nuk besoj të ndodh diçka e re në drejtim të arritjes së kompromist para zgjedhjeve në Bullgari, thotë ish ambasadori, Nano Ruzhin.
 
"Në kushte të këtilla gjithsesi edhe ana jonë, para së gjithash qeveria, me minstrin e  jashtëm ambicioz Bujar Osmani kanë plan të bëjnë diçka, sepse nuk duhet të qëndrohet në vend. Edhe pse kjo është shumë e hendikepuar marrë parasysh faktin se zgjedhjet në Bullgari janë në mars. Por sidoqoft është mirë të ketë gadishmëri. Ai  plan aksionar mendoj se  është  me termine të caktuara kohore, me çështje të caktuara kontraktuale  më plane  afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, dhe  krijon mundësi ndoshta të revizionit për çështjet e pranuara dhe jo të pranuara të palëve", u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.  
 
Ruzhin thotë se përgjigja e llojit të aneksit nga ana e zv.kryeministrit bullgar Karakaçanov paraqet kërkesa të mëdhaja, ndërsa pret nga Buçkovski të ndërmerr diçka në drejtim të uljes së kushteve bullgare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU