Maqedoni
Covid 19: Ulet numri i të shtruarve në spitalet në vend
12.01.2021 17:39
Situata me virusin në vend po stabilizohet ngadalë...

Autoritetet shpresojnë që kjo ulje e shifrave të vazhdojë dhe presin dozat e para të vaksinave të arrijnë deri në fund të janarit.
Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit, ndërsa gjithsej 333 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 736 dhe në qendrat COVID ka rreth 606 shtretër të zbrazët.
FARIJE DAUTI BAKIU
