Maqedoni

Ilaçi Ivermektin në RMV, disa barnatore ende nuk janë të furnizuar

12.01.2021 17:54

Pas lajmërimit se ilaçi Ivermektin që shërben për trajtimin e virusit korona...

Pas lajmërimit se ilaçi Ivermektin që shërben për trajtimin e virusit korona prej sot është I disponueshëm në barnatorët e vendit, TVM2 doli në terren për të parë se a janë furnizuar me kohë barnatoret me këtë ilaç. Por, në disa barnatore të vendit tonë përgjigja ishte se ende nuk janë pajisur me këto barna. 
 
“Në një inspektim që bëri ekipi ynë nëpër barnatoret e vendit tonë në më shumë barnatore na thanë se ilaçi Ivermektin ende nuk ka mbëritur dhe ende nuk është I disponueshëm për qytetarët”.
 
Nëpër  barnatore thanë se megjithatë në afat shumë të shkurtër të gjithë duhet të furnizohen me këtë ilaç. 
 
“Ne si barnatore ende nuk e kemi për momentin ditën e sotme. NE dje e kuptuam, domethënë këto ditë e kuptuam se do të ketë një barnë të re që është anti-parazitar dhe qenka efikas për trajtimin dhe prevenimin e covidit, kështiu që shpresoj që prej sot do të ketë ndoshta nëpër barnatore tjera”, u shpreh farmaceuti Zulkif Latifi.
 
Ilaçi Ivermektin në RMV, mjekët amë: Na nevojiten informata shtesë
 
Por mjekët ankohen se nuk kanë informata të bollshme lidhur me këtë ilaç. Nga shoqata e mjekëve amë reagojnë se për medikamentin në vend të autoriteteve jemi informuar nga mediat.  
 
"Si jepet ilaçi, në fillim të sëmundjes apo në fund të sëmundjes është shumë me rëndësi ta dijmë të gjithë mjekët. Veçmë pacientët e kërkojnë ilaçin dhe kërkojnë nga mjekët e tyre amë që tu japin receta, kanë shumë pyetje, dëshirojnë të dijnë se  a mudnen në mënyrë preventive ta marrin ilaçin për shëndetin e tyre e kështu me rradhe. Ashtu që do të apeloja deri te Ministria e Shëndetsisë që urgjentisht të dorëzojë protokolle deri te Shoqata e mjekëve amë dhe ne do tua dërgojmë të gjithë anëtarëve tanë”, theksoj Liljana Çolakova nga shoqata e mjekëve amë privat.
 
Ilaçi Ivermektin në RMV, MSh: Vetëm me recetë të mjekut
 
Ndërkohë nga ministria e shëndetsisë njoftojnë se ilaçi ivermektin rekomandohet për grupet me rrezik të lartë të infektimit, tea to që kanë pasur kontakt me persona të infektuar si dhe tea to që janë të sëmurë. 
 
“Ky ilaç mund të merret vetëm me recetë të mjekut amë ose të ndonjë mjeku specialist. I njëjti mund të përdoret për trajtim shtëpiak dhe spitalor, dhe të merret në mënyrë parandaluese, vetëm me rekomandimin e mjekut, nëse një person ka qenë në kontakt me ndonjë person pozitiv me Kovid-19”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Ivermektini do të kushtojë 299 denarë. Rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermektina ka një efekt të dobishëm në profilaksinë e COVID-19 te personat e ekspozuar, si dhe në terapinë e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike, mesatare- të rëndë dhe deri te pasqyra e rëndë.
 
ERSAN PAJAZITI