Maqedoni

Kumanovë: Reshjet e shiut, përmbytje përgjat lumit Pçinja

12.01.2021 18:09

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, niveli i ujit në lumejt Pçinja dhe Kriva Reka...

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, niveli i ujit në lumejt Pçinja dhe Kriva Reka, është rritur edhe më tepër duke shkaktuar përmbysje në objekte ndihmëse dhe shtëpi si dhe në arat me mbjellje vjeshtore në fshatrat: Belakovc, Dovezencë, Jaçincë, Kleçovcë, Makresh, Shupli Kamen, Pçinja dhe Studena Bara.
 
Niveli i këtyre lumejve po shkon duke u rritur vazhdimisht pasi që Pçinja rrjedh nga Serbia fqinje, kurse kriva Reka nga Kriva Pallanka dhe  gjatë tërër rrjedhës së tyre përfshihen edhe lumej tjerë më të vegjël.
 
“Gjithmonë pas shirave të rrëmbyeshëm shkaktohen përmbytje dhe nuk mund të kalojmë në anën tjetër ku i kemi arat, stallat, Kishën, varrezat dhe nuk mund të dalim andej”, tha një banor i fshatit Dovezence.
 
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë dha hollësi për gjendjen aktuale në rajonet e përfshira nga përmbytjet, duke theksuar se kompetente për intervenim në këtë rajon është Shoqata Aksionare për ekonomizim me ujin ”Fusha e Kumanovë dhe Likovës”.
 
“Edhe pse si komunë kemi ingerenca për intervenim vetëm në lumejt e Kumanovës, Likovës dhe Kojnarës, megjithatë i kemi rekomanduar Shoqatës Aksionare për ekonomizim me ujin ”Fusha e Kumanovë dhe Likovës” po që se ka nevojë për angazhim plotësues të mekanizmit, të dërgojë kërkesë deri tek komuna e Kumanovës, që të intervenohet në fhsatrat e përmbytura”, tha mes tjerash Stojçevski.
 
“Gjendja e lumejve gjatë ditë së sotme ka filluar të stabilizohet. Në lumin  Pçinja ka filluar rënia e nivelit të ujit, kurse lumi Kriva Reka është në nivel të njejtë sikurse gjatë ditës së djeshme. Në bazë të prognozave për ndërprerjen e të rshurave të shiut presim edhe stabilizim të rhjedhës së lumejve në këtë rajon. Ndryshe ekipet tona me tërë mekanizmin gjatë ditëve të kaluara kanë vepruar në pengimin e përmbytjeve më të mëdha në fshatrat e kësaj ane” tha Oliver Ilievski.
 
Ndryshe sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm kemi edhe përmbytje të fshatrave përgjatë lumejve Pçinja dhe Kriva Reka.
 
FATLUM AQIFI