Maqedoni

Problemet me blerjen e duhanit, Ismaili: Shteti nuk ndërhyn dot në kontrata

12.01.2021 18:26

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Rexhail Ismaili thotë për TVM 2...

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Rexhail Ismaili thotë për TVM 2 se problemet që u shkaktuan sivjet me duhanin, u ndikuan edhe nga situata me Covid 19 dhe kushtet atmosferike që ishin jo të mira për prodhuesit, e cilësia dhe rakolta sivjet është pak më e dobët se vitet e kaluara.
 
Shton se probleme ka edhe me plasmianin e duhanit të grumbulluar pikërisht për shkak të situatës. 1e 3 e subvencioneve në bujqësi, jepet vetëm për duhanin e kjo sipas Ismailit tregon rëndësinë që ka kjo kulturë bujqësore për shtetin.
 
Por thotë se shteti nuk mund të ndërhyjë në kontratat që nënshkruhen mes prodhuesve dhe blerësve pasi kjo cështje rregullohet nga përfaqësuesit e zgjedhur në shoqatat e duhanrpodhuesve të cilët duhet më me kujdes të arijnë marëveshjet me blerësit.
 
"Ka edhe raste kur individë të caktuar të motivuar politikisht bëjnë probleme, por ka edhe raste kur bëhen hile. Prandaj ka komision vlerësues që nëse ndonjë prodhues vlerëson se nuk i është vlerësuar si duhet,  ndërhyn ministria. Pra nuk ka mundësi që dikush të dëmtohet gjatë vlerësimit, por nuk e përjashtojmë as këtë mundësi . Roli i shoqatës ësthë shumë i madh, shoqata e duhanprodhuesve duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që u ofron ligji. E kryesorja në rolin e shoqatës është që në nënshkrimin e kontratave ku ata duhet të kujdesen për të gjitha detajet. Por këtu shoqata nuk po e luan rolin e saj sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në kontrata. Ata duhet të kontraktojnë cmime më të larta etj . Ne jemi dëshmitarë se rakolta e këtoj viti nuk mund të arijë atë të vitit të kaluar për shkak të pandemisë. Prodhuesit të jenë të kujdesshëm gjatë zgjehdjes së përfaqësuesve të tyre në shoqata që të dië ti mbrojnë interest e tyre por edhe gjatë bërjes së kontratave", u shpreh sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Rexhail Ismaili.