Maqedoni

VMRO-DPMNE, çka përmban dokumenti që e mori Buçkovski?

12.01.2021 18:42

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Zoran Zaev...

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Zoran Zaev lidhur me siç i quajnë "negociatat e fshehta me Bullgarinë". Nga kjo parti theksojnë se është e paqartë se çfarë përmban dokumenti të cilin përfaqësuesi special Vllado Buçkovski e mori në Sofje.
 
Opinioni Maqedonas tani me muaj nuk informohet për përmbajtjen e as një dokumenti që qarkullon mes të dyja anëve  ndërsa për të njohuri nuk ka as Kuvendi thonë nga kjo parti.
 
"Osmani e dërgon Buçkovskin në takime të fshehta negociuese ku askush nuk e di se për çka negocohet. Zoran Zaev heshtë ,ndërsa në të njejtën kohë populli maqedonas,identiteti dhe gjuha mohoen nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë bullgare.Për atë,Pyesim.Nëse dokumenti i fituar kërkon rishikimin e historisë dhe adaptimin e sajë me historinë e vërtet bullgare.Nëse është kontestuar gjuha maqedonase dhe ai tani duhet të jetë fusnotë", u shpreh Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO theksojnë se për këto negociata të fshehta do të ketë përgjegjësi dhe se nuk do të lejojnë që të shiten interesat nacionale maqedonase .Nga ana tjetër, LSDM komenton se VMRO dhe Mickovski janë burim I vërtetuar I lajmeve të rrejshme .Sa do që mos të jetë e kuptueshme për ta ,për identitetin maqedonas ,gjuhën dhe historin nuk do të negocohet theksojnë nga partia qeveritare.
 
FLORIE BELULI KAMBERI