Maqedoni

Covid 19: 12 viktima, 520 raste të reja, 372 të shëruar

12.01.2021 19:10

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3023 testime të bëra ka regjistruar 520 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3023 testime të bëra ka regjistruar 520 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 12  persona, ndërsa janë shëruar 372 pacientë. 
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 231 raste, i pasuar nga Kavadari me 28, Gostivari me 25, Tetova me 23, Ohri me 22, Strumica me 20 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve. 
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 12 pacientë, prej të cilëve katër nga Shkupi, nga dy pacient në Strugë dhe Ohër, dhe nga një në Dibër, Strumicë, Kriva Pallankë, dhe Kërçovë.
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 87.117 prej tyre  janë shëruar 68.364, kanë humbur jetën 2647 dhe numri i rasteve aktive shënon 16.106.
 
FLUTURA LATIFI