Botë
Shqipëri, vaksinohet stafi mjekësor
12.01.2021 19:24
Në Shqipëri këtë të martë ka vijuar dita e dytë e vaksinimit të stafit mjekësor...

Gjithsej, janë vaksinuar 60 mjekë nga spitalet Covid 1 dhe 2, dhe mjekë nga Durrësi, Kruja e Kavaja, ndërsa këtë proces e ka ndjekur nga afër kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, e garantoi kryeministrin se asnjë dozë nuk ka shkuar dëm dhe se zinxhiri ftohës ka funksionuar si duhet.
Mjekja Bino tha se në stadiumin ‘Air Albania’ në një kohë të afërt do të mund të vaksinohen 600 persona në ditë.
Mësohet se deri më tani kur janë vaksinuar gjithsej 110 mjekë në dy ditë, asnjëri prej tyre nuk ka pasur komplikacione.
LULJETA NDOKA
