Botë

Merkel: mutacioni i ri i virusit, priten javë të vështira; OBSh; Imunizimi i tufës, nuk ka gjasa të arrihet këtë vit

12.01.2021 19:35

Kancelarja Merkel është shumë e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri të virusit Corona...

Kancelarja Merkel është shumë e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri të virusit Corona, shifrat e të cilit kanë shkaktuar rritje të madhe në  Irlandë dhe Britaninë e Madhe . Merkel parashikon javë të vështira edhe për Gjermaninë.
 
"Gjermania ndodhet para një faze të vështirë. Kemi akoma nevojë për të paktën 8 deri në 10 javë me masa të rrepta. Nëse nuk ia dalim ta ndalojmë virusin britanik, do të kemi rritje dhjetëfish deri në Pashkë", u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
 
Që kur u shfaq mutacioni britanik, rastet në këtë vend kanë kapur qiellin. Ky mutacion është të paktën 50 përqind më infektues.Ndërkohë variante të virusit janë shfaqur edhe në Afrikën e Jugut dhe në Japoni.
 
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende. 
 
"Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cënueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021. Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur", theksoi Soumya Sëaminathan nga OBSh.
 
Për të arritur imunitetin e tufës, është i nevojshëm vaksinimi i 70 apo 80 për qind të popullsisë. Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, fushatat e imunizimit janë duke ecur me ritëm të ngadaltë, për shkak të furnizimeve të kufizuara me vaksina dhe sfidave logjistike.Bashkimi Evropian, i cili ka një popullsi prej afro 450 milionë banorësh, ka blerë gati 2.3 miliardë doza nga gjashtë prodhues vaksinash.
 
Megjithatë, vetëm dy vaksina, Moderna dhe Pfizer/BioNTech, janë të miratuara për momentin.Koronavirusi ka prekur mbi 90 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.9 milion kanë humbur jetën, ndërsa mbi 50 milionë janë shëruar.
 
FARIJE DAUTI BAKIU