Botë
ShBA, Trump shpall gjendjen e emergjencës në Uashington
13.01.2021 13:24
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në Uashington...

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në Uashington, përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 janar.
Urdhëri ekzekutiv për gjendjen e emergjencës do të jetë efektiv nga data 11 deri në 24 janar. Kjo vjen pas protestës së dhunshme të javës së kaluar, në të cilën mijëra mbështetës pro-Trump sulmuan ndërtesën e Capitol dhe u përplasën me policinë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, deklarata e emergjencës siguron ndihmën e duhur për masat e kërkuara emergjente, të autorizuara sipas “Titullit 5” të ligjit Stafford për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur pronën, shëndetin publik dhe sigurinë, si dhe për të shmangur kërcënimin e një katastrofe.
Në mënyrë të veçantë FEMA është e autorizuar të identifikojë, mobilizojë dhe sigurojë sipas gjykimit të saj pajisje dhe burime të nevojshme për të lehtësuar ndikimet e emergjencë.
Byroja Federale e Hetimit ka paralajmëruar protesta të armatosura në të gjitha kryeqytetet e shtetit amerikan, përfshirë Uashington ditën e inaguritmit të Presidentit të ardhshëm.
