Maqedoni

Probleme nga moti i keq, dëme të shumta nëpër qytetet e vendit

13.01.2021 13:52

Si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit është ndotur uji I pijshëm në Tetovë...

Nga ndërmarrja komunale thonë se i njëjti mund të konsumojnë pas t’i marrin analizat e fundit nga Instituti i shëndetit publik. Ndërkohë qytetarët shprehen se ujin për pije e blejnë deri në daljen e analizave. Edhe në Strugë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut është ndotur uji për pije. 

Qytetarët e revoltuar kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa për të zgjidhur problemin. Moti i keq ka bërë që banorët e Komunës së Dibrës, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë për 20 orë të mbeten pa energji elektrike. 

Rryma është riparuar por ka shqetësuar autoritetet lokale të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që sërish të mos ketë rrymë në këto zona nëse EVN apo MEPSO nuk rregullojnë 9 shtyllat e largpërçuesit Dibër Strugë. Në Kumanovë si pasojë e reshjeve të shiut janë shkaktuar dëme nga përmbytjet në disa fshatra dhe ekziston rreziku që niveli i këtyre lumenjve po shkon duke u rritur vazhdimisht.

Në  ndërkohë ne Manastir ku u shkaktuan dëme të mëdha si pasojë e përmbytjeve, banorët ankohen se ka 20 vite që nuk janë pastruar shtretërit e lumenjve. 

Autoritetet pranojnë se për momentin po pastrohet vetëm sa për të lehtësuar situatën, por premtojnë se nga pranvera do të ndërmarrin një aksion më të madh por sipas tyre fajtorë kryesorë për ndotjen e lumenjve janë njerëzit që e përdorin lumin si deponi.