Maqedoni

MPB-së, donacion gjerman prej 660 mijë eurove

13.01.2021 16:21

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar një donacion nga Gjermania në vlerë prej 660 mijë euro...

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar një donacion nga Gjermania në vlerë prej 660 mijë euro, në të cilën janë përfshirë 22 vetura policore të cilat kapin vlerën e mbi 370 mijë euro, si dhe pajisje për ndalim të detyrueshëm të veturave dhe kontrollim të dokumentacionit të cilat kapin vlerën 290 mijë euro.
 
Ministri i Punëve të Brendshëm, Oliver Spasovski, potencoi se Gjermania mbetet partner i fuqishëm i RMV-së që nga pavarësia e saj, duke e ndihmuar që vendi të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. 
 
“Gjermania mbetet partner i rëndësishëm dhe bashkëpunëtor i rëndësishëm i RMV-së në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo nuk është vetëm një ndihmë, por është para së gjithash një vullnet dhe gatishmëri i sinqertë i Republikës së Gjermanisë për vendit tonë, që na mundëson të kemi pajisje më të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet tona të vazhdueshme në luftë kundër emigracionit.”,- deklaroi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
 
Ambasadorja gjermane, Anke Hollshtajn, ka potencuar se Gjermania e vlerëson lartë përpjekjet e organeve të rendit të RMV-së në luftën e përbashkët kundër emigrimit. 
 
“Puna juaj nxjerr në sipërfaqe përkushtimin dhe profesionalizimin tuaj në sfidat tona të përbashkëta. Organet e rendit në bashkëpunim me policing kufi të RMV-së gjatë vitit 2020 kanë mbaruar një punë të madhe në rutën ballkanike për parandalim të përhapjes së emigrimit.”,- tha nga Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn.
 
Pjesë e donacionit janë 10 vetura të markës “Dacia Daster” dhe 12 të tjera të markës “Ford Fokus”. Pajisja teknike do t’i jepet Policisë Kufitare.
 
Njëherit, ministri Spasovski sqaroi se Ligji i ri për siguri në Komunikacion, parashihet të konfiskohen në afat të caktuar veturat e vjetra të cilat ndotin ambientin, por edhe ato që paraqesin edhe rrezik për komunikacionin, por do të konfiskohen edhe veturat të cilat dalin në komunikacion të pa regjistruara, ndërsa hiqet mundësia e pikëve negative siç ishte deri më tani. Deri më tani janë konfiskuar 26 vetura, bën të ditur Spasovski. 
 
FITIM KRYEZIU