Maqedoni

Seminari: “Të drejtat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”

17.11.2014 09:14

Në organizim të Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Italisë në Shkup...

Në organizim të Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Italisë në Shkup, prej sot fillon seminari për të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
 
Seminarin, ashtu siç është paralajmëruar, do ta hapin ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ambasadori i Italisë në vend, Ernesto Masimino Beleli dhe drejtori i Institutit Ndërkombëtar për të Drejtë Humanitare nga San Remo, Fausto Pokar.
 
 Në suaza të seminarit, i cili do të zgjasë deri më 21 nëntor, sot do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim mes Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ-së dhe Institutit Ndërkombëtar për të Drejtë Humanitare nga San Remo, Itali.