Maqedoni

Geer: Rikthimi i besimit publik në gjyqësor, prioritet . Mariqiq: Punohet në kthimin e besueshmërisë

13.01.2021 16:57

Kthimi i besueshmërisë së qytetarëve te gjyqësori është prioriteti kryesor...

Kthimi i besueshmërisë së qytetarëve te gjyqësori është prioriteti kryesor dhe për këtë duhet që të angazhohen të gjithë palët e përfshira në Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi  ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, në prezantimin e projektit “Mbështetje të procesit për reforma në gjyqësor”.
 
“Reformat në gjyqësor janë interes themelorë i qytetarëve, bëhet fjalë për barazi para qytetarëve, drejtësi dhe besim në institucionet  shtetërore por edhe tërheqje të investimeve të huaja në vend sepse çdo investitor dëshiron ta dijë se sa klimë stabile ka. Kjo është baza themelore e jetës ekonomike, sociale dhe politike.”,- tha ambasadori i BE-së, David Geer.
 
Sipas ministrit, Bojan Mariqiq, rezultatet në kuadër të këtij projekti kanë dëshmuar edhe angazhimin e ministrisë që ka përcaktuar si prioritet.  
 
“Do të punojmë me kapacitete të plota në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në harmonizimin e sistemit gjyqësor me legjislacionin evropian në të gjitha kapitujt. Dëshirojmë që nga fillimi i vitit të vendosim aksion vendimtar dhe të fokusuar për kthimin e besueshmërisë së sistemit dhe promovim të integritetit të trupave, diçka që mundemi ta shohim vetëm nëpërmjet prokurorisë dhe gjyqësorit efikas.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq.
 
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq,duke numëruar prioritetet e Qeverisë në fushën e gjyqësorit që do t’i zbatojë në vitin 2021 nënvizoi se dikasteri që drejton do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të siguruar implementimin por sipas tij fuqia e reformave dhe rezultateve konkrete u mbetet institucioneve e gjegjëse.
 
NAIM RAMADANI