Maqedoni
U lëshua në përdorim Kovid Qendra në spitalin e Kërçovës
13.01.2021 17:16
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ai i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ai i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, sot lëshuan në përdorim Kovid Qendrën, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të prekur nga virusi Korona.
“Ka përfunduar tërësisht montimi i Kovid Qendrës me 700 metër katror sipërfaqe, një mini spital me rentgen digjital dhe eko-aparat, një objekt që i plotëson të gjitha nevojat e pacientëve të sëmurë nga Kovid 19, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili me këtë rast bëri të ditur edhe fillimin e fazës së dytë të punimeve në objektin e ri spitalor të Kërçovës.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filpçe.
Montimi i Kovid Qendrës dhe vazhdimi i punëve ndërtimore në objektin e ri spitalor, janë investime shumë të rëndësishme për komunën e Kërçovës, sepse ato do të jenë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane dhe personelit mjekësor që drejtpërsëdrejti përballet me pandeminë, potencoi kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Me këto investime është rritur kapaciteti i vendosjes dhe cilësia e trajtimit të pacientëve të prekur me Kovid-19, nënvizoi drejtori i përgjithshëm i spitalit, Stanko Tërpeski, i cili paralajmëroi së në spitalin e Kërçovës së shpejti do të instalohet edhe aparati për tomografi kompjuterike.
SHABAN DALIPI
