Maqedoni
Saraj, u hoqën kamp-shtëpizat, reagojnë pronarët
13.01.2021 18:00
Pasi nuk u zbatua afati 60 ditor që u dha nga Komuna e Sarajit ndaj pronarëve të vikend kampeve tek liqeni Treska...

Pasi nuk u zbatua afati 60 ditor që u dha nga Komuna e Sarajit ndaj pronarëve të vikend kampeve tek liqeni Treska, që të njëjtat të largohen, këtë akt e ndërmori Komuna. Kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti, potencoi se ideja e pushtetit lokal është që kjo zonë të shpallet zonë turistike.
“Komuna e Sarajit ka punuar nga dita e parë e mandatit tim dhe tani të gjitha procedurat janë në fund. Ideja është që kjo zonë të shpallet zonë e lirë turistike dhe ne po punojnë në këtë drejtim. Ndërsa për mendimet dhe dëshirat e tyre ata mund të flasin, por ne jemi pronarë të tokës.”,- deklaroi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Por, ky veprim nuk u prit mirë nga pronarët e këtyre vikend kampeve.
“Kjo pasuri që gjendet këtu është e të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit, pra e jona. Ne do ta mbrojmë këtë, sepse ky vend na ndihmon për shëndetin dhe shumica prej nesh kemi fëmijë që dalin gjatë vikendit këtu rrinë dhe marrin ajër të pastër.”,- tha një kampist.
“Jemi të shqetësuar me vendimin e kryetarit të komunës së Sarajit. Më letër më datën 29 dhjetor 2020 na është informuar se dëshirojnë të na dislokojnë për shkak se kampistët po e ndotin ajrin përmes hedhjes së mbeturinave. Ne shportat e mbeturinave i kemi larguar dhe nuk e kemi të qartë se si ne po e ndotim ajrin. Ky vendim që në afat prej 60 ditëve t’i largojmë rimorkiot është i papranueshëm.”,- u shpreh një kampist.
“Të gjithë këtë unë ta rregulloj për 60 ditë edhe atë nën presin, jo nuk do ta lejoj këtë, le të bëjnë çfarë të duan, munden edhe t’ia vendosin flakën, le ta bëjnë këtë. Ata filluan me rrënime pa e pyetur askënd nga Qyteti i Shkupit dhe këtë duhet ta dinë qytetarët e Shkupit, por po thonë se kanë plan urbanistik le ta tregojnë.”,- theksoi një kampist.
Kampistët kërkuan që ky vendim i Qeverisë dhe i Komunës të shfuqizohet, ndërsa paralajmërojnë se 600 kampistë mund të organizojnë edhe protesta.
FITIM KRYEZIU
