Kovid 19, 10 të vdekur e 477 të infektuar
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 10 qytetarëve të vendit...

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 10 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 477 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2543 teste janë regjistruar edhe 477 persona të infektuar, ndërsa 331 persona janë shëruar.
Sa u përket 10 të vdekurve, tre janë nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Strumica, një nga Manastiri, një nga Gostivari, një nga Gjevgjelia dhe një nga Probishtipi.
Unioni i infermiereve në vend njofton se në moshën 60-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 ka ndërruar jetë edhe Nashide Emini - infermiere në Repartin e Dermatologjisë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Deri tani virusi Korona u ka marrë jetën gjithsej 2657 personave, ndërsa nga gjithsej 87590 të infektuar janë edhe 16238 raste aktive.
