Maqedoni
Vevçan, policia ndërpreu festën e karnevaleve
13.01.2021 19:02
Dhjetëra policë nga njësitet e MPB-së kanë intervenuar pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Vevçanit...

Dhjetëra policë nga njësitet e MPB-së kanë intervenuar pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Vevçanit për të ndërprerë festën karnevaleve tradicionale që i organizon kjo zonë.
Në pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale shihen qytetarë dhe banorë të shumtë që kishin ardhur ta përcjellin festën, ndërsa për pak çastesh ndrynë nga Njësitet për Intervenim të Shpejtë pranë MPB-së dhe ndërpret manifestimin.
Situata ka qenë me momente tensionimi mes të pranishmëve dhe policisë, ndërsa këta të fundit kanë qëndruar në vendin e ngjarjes derisa janë shpërndarë të gjithë mysafirët që ishin grumbulluar dhe nuk njoftohet se nuk ka pasur arrestime.
Aksioni i policisë vjen për të parandaluar çdo grumbullim apo manifestim kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve nga përhapja e virusit Korona. Për shkak të pandemisë, ditë më parë edhe komuna e Vevçanit njoftuan se nuk do të ketë asnjë lloj organizimi.
Festa e karnevaleve mbahet tradicionalisht në lokalitetet e Vevçanit të Poshtëm dhe të Epërm, dhe njihet si festë e ndërrimit të moteve, ndërsa shpeshherë këto karnevale kanë shkaktuar polemika dhe nxitje të urrejtjes mes shoqërisë.
Ndërkohë, MPB për mos-respektim të masave anti-Covid, gjegjësisht për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 395 shkelje.
ZEKIRJA MEXHITI
