Botë

ShBA, FBI paralajmëron qindra aktakuza për dhunën

13.01.2021 19:24

Dhoma e përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi rezolutën që i kërkon zëvendëspresidentit, Mike Pence...

Dhoma e përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi rezolutën që i kërkon zëvendëspresidentit, Mike Pence, që të aktivizojë amendamentin e 25 dhe të shkarkojë Donald Trump.

Derisa zhvillohej debati, zëvendës presidenti Pens i ka dërguar një letër kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nensy Pelosi, duke theksuar se amendamenti 25 nuk ishte përgjigja e duhur në interes të vendit.

Refuzimi i zyrtar i Pens në këtë mënyrë ka mbyllur dhe rrugën për shkarkimin e Trump. Iniciativa u sponsorizua nga deputeti i Merilend Xhemi Reskin, demokrat dhe ish profesor i të drejtës kushtetuese, i cili pohoi se amendamenti kuptohet si mekanizmi përfundimtar për të shkarkuar një president i cili nuk përmbush detyrat më elementare të zyrës së tij, dhe që me sjelljen dëmton republikën.

Dhoma e përfaqësuesve do të votojë sërish ditën e sotme për të vendosur ose jo nën akuzë Trump. Paraprakisht Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane të martën u dërgoi mesazh ushtarëve dhe zyrtarëve ushtarakë me njoftimin se Joe Biden më 20 janar pasi inaugurimit do të bëhet komandant suprem i forcave të armatosura.

Nga ana tjetër Byroja Federale e Hetimeve në ShBA ka marrë rreth 100 mijë prova digjitale nga protestat e dhunshme të 6 janarit në Uashington dhe se kanë hapur më shumë se 160 lëndë si dhe kanë akuzuar 70 persona për trazirat në të cilat mes tjerash vdiqën pesë persona. Kompania YouTube ka pezulluar kanalin e presidentit në largim Trump, për shkak të shkeljes së rregullave kundër nxitjes së dhunës.

Paraprakisht edhe Twitter dhe Facebook kanë bllokuar llogaritë e Trump dhe kanë eleminuar përmbajtjen që nxisin apo mbështesin sulmin. Llogaritë e Trump u pezulluan edhe nga shërbime si Snapchat dhe Twitch.