Ekonomi
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri do të marrë pjesë në prezantimin e Shtëpisë nacionale tregëtare të Hungarisë në rajonin e Pollogut
17.11.2014 09:38
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot do të marrë pjesë në evenimentin e prezantimit të Shtëpisë nacionale tregtare të Hungaris...

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot do të marrë pjesë në evenimentin e prezantimit të Shtëpisë nacionale tregtare të Hungarisë para biznesmenëve nga rajoni i Pollogut.
Me këtë rast Shtëpia hungareze e tregtisë do të prezantojë aktivitetin e saj para biznesmenëve të Pollogut, ndërsa përveç ministrit Neziri do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Hungarisë Jozhef Bence, kryetari i Shtepisë Hungareze të tregtisë, që mbulon Ballkanin, Laslo Balok, kryetari i Këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi, biznesmenë të Pollogut, si dhe kryetari i Shtëpise hungareze - Zyra në Shkup, Sasho Janakievski.
Pas takimit ministri Neziri do të japë deklaratë për mediat.
Takimi do të zhvillohet në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë, në qendrën e biznesit./MIA
