Maqedoni
Për tre ditë, 26 aksidente në rajonin e Shkupit
17.11.2014 10:43
Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 26 aksidenteve të trafikut...

Të premten, më 14 nëntor është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve të trafikut. Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe pesë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar pesë shoferë të automjeteve udhëtuese, një bashkëudhëtar dhe dy këmbësorë.
Të shtunën, më 15 nëntor, është kryer kontroll i gjithsej 11 aksidenteve. Prej tyre, tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më pak janë lënduar dy shoferë të automjetit motorik, një bashkëudhëtar dhe një këmbësor.
Kanë ndodhur edhe tre aksidente me pasoja të lëndimeve trupore. Në njërën më së shumti lëndime ka marrë një udhëtar në autobus, në të dytën një vozitës i motoçikletës dhe në të tretën lëndime më të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
Të njejtën ditë ka ndodhur edhe një aksident me rast të vdekjes, i cili ka ndodhur në orën 16 e 20 minuta në udhëkryqin e rrugës "Mitropolit Teodosij Gologanov" dhe rr "9 Maj" në të cilën ka marrë pjesë automjeti "tuareg" me targa të Shkupit, i vozitur nga një qytetar i Shkupit, i lindur në vitin 1994 dhe këmbësori, gjithashtu qytetar i Shkupit i lindur në vitin 1998. Si pasojë e fatkeqësisë lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori i cili me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente, ku në orën 19 e 25 minuta i është nënshtruar lëndimeve. Nga ana e ekipit kontrollues të SPB-së Shkup i udhëhequr nga prokurori publik është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, automjeti është marrë për shkak të kryerjes së kontrolleve teknike dhe punohet në vërtetimin e arsyeve për shkak të të cilave ka ardhur deri te ky aksident trafiku.
Të dielën është kryer kontroll i gjithsej tre aksidenteve të trafikut. Prej tyre njëra është me pasojë të dëmeve materiale dhe dy me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat me lëndime më të lehta janë kanët shoferë të automjetit udhëtues dhe një bashkëudhëtar.
Gjatë uikendit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë për vozitje të shpejtë, nga komunikacioni janë larguar 33 shoferë të cilët janë zënë duke vozitur automjetetet nën ndikim të alkoolit, tetë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve, nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve, si dhe 41 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar celularin ose nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit gjatë vozitjes së automjetit.
Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë MPB-së Shkup do të vazhdojë me punonjësit edukativ në SHF "Dimo Haxhidimov" me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt, ndërsa gjithashtu do të vazhdojnë edhe aktivitetet në shkollat e mesme me temë "Ndikimi i alkoolit ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor".
