Botë

Shpërthim në një minierë ari në Kinë, vazhdon kërkimi për 22 minatorë të ngujuar

14.01.2021 13:42

Automjetet e rënda të shpëtimit u bashkuan me kërkimin për 22 punëtorë të cilët janë bllokuar...

Automjetet e rënda të shpëtimit u bashkuan me kërkimin për 22 punëtorë të cilët janë bllokuar nën tokë pas shpërthimit në një minierë ari në provincën Shandong të Kinës lindore. 
 
Ekipet e shpëtimit kanë planifikuar të hapin katër gropa shpëtimi. Tre kanalet vegjël duhet të dërgojnë gaz brënda minerës dhe të sigurojnë ushqim dhe ujë për punëtorët e bllokuar dhe një më i madh me diametër 710 mm do të hapet për t’i nxjerrë minatorët e ngujuar nën tokë që të dielën. Autoritetet oi hetojnë edhe faktin se përse kompania nuk njoftoi për aksidentin deri në mbrëmjen e së hënës. Sistemi i komunikimit nëntokësor ishte shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë punëtorët e bllokuar por shpresojnë që ata të jenë gjallë.