Maqedoni
Filipçe: Prej 21 janarit janarit lokalet do punojnë deri në ora 21:00
14.01.2021 13:55
Autoritette shëndetësore e vlerësojnë stabile situatën epidemiologjike në vend...

Autoritette shëndetësore e vlerësojnë stabile situatën epidemiologjike në vend, e kjo mundëson zgjatjen e orarit të punës të lokaleve. Prej 21 janarit ato kafenetë dhe restorantet sërish do të punojnë deri në ora 21:00 paralajmëron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Prej 21 janarit është e sigurt se objektet e hotelierisë do të punojnë deri në ora 21. Do të shqyrtohet kërkesa dhe mundësia që të punojnë edhe deri në ora 21. Masat të cilat janë vendosur para Vitit të Ri dhanë rezultate, kemi gjendje stabile dhe tani për tani lëshim tjetër nuk do të ketë”, tha ministri Filipçe.
Që më 18 dhjetor, lokalet punojnë deri në ora 18 si pjesë e masave të Qeverisë të miratuara para festave të fundvitit, me qëllim që të parandalohen grupimet dhe festimet.
