Maqedoni
Reformat në arsim, SASHK: Janë reforma të përshpejtuara
14.01.2021 14:10
Këshilli i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,

Këshilli i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në seancën e tij të fundit miratoi konkluzionet me të cilat reformat e paralajmëruara të Ministres së Arsimit Mila Carovska i shpallën të nxituara.
Për Draft-Konceptin për reformat në arsimin fillor, SASHK vlerëson se nuk janë krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit pa pengesa, pa heqjen paraprake të dobësive për zbatimin e tij të suksesshëm dhe me shumë pyetje dhe detaje të papërgjigjura në dokument.
“Për arsyet e mësipërme, Këshilli i SASHk-ut arriti në përfundimin, në interes të një reforme më të suksesshme të arsimit fillor, që kjo iniciativë të shtyhet ose të fillojë në shkolla pilot, e më pas, bazuar në rezultatet në ato shkolla të zbulohen dhe eliminohen dobësitë e mundshme, identifikimi i pikave të forta dhe më pas ndërmarrja e hapave për zbatimin e reformave”, thonë nga Sindikata e SASHK.
