Botë

Zgjedhjet në Kosovë, AAK prezenton listën e kandidatëve të premten

14.01.2021 14:15

Kryetari i Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, nesër do të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë....

Kryetari i Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, nesër do të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë. Kreu i AAK-së,  Ramush Haradinaj  paralajmëroi se do të jetë bartës i listës dhe kandidat për president. Haradinaj tha se janë gati për çuar Kosovën përpara me kandidatë të përgatitur dhe me programin që sipas tij i përgjigjet shumë sfidave të Kosovës.
 
“Në AAK kemi zgjedhur ekspertë të fushave të ndryshme, nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve tanë. 2/3 janë anëtarë të rinj. Disa prej tyre po i prezantojmë sot dhe ata janë; Shemsedin Dreshaj, doktor i sëmundjeve infektive, kontribuues në luftën kundër pandemisë, Shukrije Bytyqi, aktiviste dhe profesoreshë e Kimisë në Malishevë, Doktoresha Shqipe Krasniqi Kastrati, Kaltrina Morina, studente e Gazetarisë nga Drenasi, Shkëlqim Millaku, profesor në Filologji nga Klina dhe djalë dëshmori, Ishmet Vehbi Samolli, Inxhinier dhe Ekspert në infrastrukturë rrugore dhe ndërtim, Diellza Kukaj, kandidate për doktor shkence në Ekonomi me studime në Austri, Blerta Daci, Master në Juridik me studime në Gjermani.”, tha Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj.
 
Në fund, Haradinaj shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët të cilët iu bashkuan Aleancës.