Maqedoni
Incidenti në Vevçan, banorët të zhgënjyer, policia ende në terren
14.01.2021 14:41
Banorët e Vevçanit janë të zhgënjyer dhe të turpëruar për incidentin e djeshëm....

Banorët e Vevçanit janë të zhgënjyer dhe të turpëruar për incidentin e djeshëm. Ata thonë se megjithëse ishte karneval, një festë e traditës së tyre shekullore, njerëzit e Vasilicës dhe të pranishmit respektuan protokollet. Kishin vendosur maska mbrojtëse dhe policia u kujdes që të mbahej distanca. Incidenti u shkaktua nga forca të shumta speciale, të cilët hynë ne mes karnevalit me furgona dhe sirena.
"Si qytetarë të Vevçanit, si qytetarë të Vasilicës, ndiejmë turp të madh për atë që ndodhi në Vevçan. Turp për ata që vendosën në këtë mënyrë me forca speciale të armatosura të na trajtojnë sikur nuk kuptojmë. Ne dërguam një mesazh shumë të fortë me të mirë për të mposhtur të keqen. Gjithçka ishte në rregull derisa arritën Forcat Speciale.", tha banor i Vevçanit.
Përplasja midis policisë dhe banorëve ndodhi gjatë paradës qendrore, e cila këtë vit për shkak të pandemisë u zhvillua pa ndonjë njoftim dhe organizim. Policia dhe forcat speciale ruanin sheshin me mburojë njerëzore. Ndërsa kishte fyerje dhe sharje ndaj policise si dhe disa persona u arrestuan. Kryetari i Komunës së Vevçanit tha se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ose fuqi për të ndaluar banorët e Vasilicës. Prania e policisë shkaktoi revoltë tek qytetarët.
"Në mëngjes, prania e policisë u theksua shumë dhe pati një reagim nga qytetarët pse kaq shumë polici. Edhe forcat speciale ishin të dukshme dhe të theksuara. Nga këtu lindi ai tension, ndjeva se edhe në këtë moment dikush dëshiron ta përdorë politikisht.", tha Sasho Jankoski, kryetar i komunës së Vevçanit.
Pas incidentit të djeshëm, policia edhe sot ka qenë në teren në Vevçan sot për të parandaluar një grupim më të madh për ritualin përfundimtar - djegien e maskave nga karnavali i këtij viti.
ILMIE ZHAKU
