Botë
Zgjedhjet në Kosovë, Kurti e Osmani bashkë në zgjedhjet e shkurtit
14.01.2021 14:45
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të shkurtit..

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të shkurtit, në të cilat Osmani do të kandidojë në listat e Vetëvendosjes. LVV deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. Por thonë se janë të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike e tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Në një anë është i domosdoshëm rikthimi i qeverisjes së mirë. Kemi presidenten e cila duhet të legjitimohet. Natyrisht do ta përpilojmë listën që do të dorëzohet të shtunën.”, tha Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër krimit të organizuar e korrupsionit. jemi të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Jemi të vendosur për një Kosovë që secili mund të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk do t’i mbyllë sytë përballë padrejtësive.", tha Vjosa Osmani – u.d presidente e Kosovës.
