Maqedoni

Vaksinat e para arrijnë në shkurt, Filipçe: Të çertifikuara dhe të sigurta për aplikim

14.01.2021 14:52

Vaksinat nga Pfizer dhe mekanizmi KOVAX në vendin tonë pritet të arrijnë në shkurt...

Vaksinat nga Pfizer dhe mekanizmi KOVAX në vendin tonë pritet të arrijnë në shkurt, informoi ministri I shëndetsisë Venko Filipçe. Ai informoi se qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin se a do të vaksionohen me vaksinat e Pfizer, AstraZeneca apo Sputnik. Por ai siguroi se të gjitha vaksiant janë të sigurta dhe të certifikuara nga institucionet relevante shëndetsore. 
 
“Veçmë janë rezervuar dozat për vendin tonë. Siç paralajmëruam dhe ashtu siç ata na treguan me atë dinamikë i presim dozat e para të mbërrijnë në shkurt. Njëkohësisht ditët e kaluara morrëm informata edhe nga mekanizmi KOVAX se edhe ato vaksina do të vijnë në muajin shkurt. Të gjitha vaksinat që do ti sjellim në vendin tonë do të jenë të certifikuara në mënyrë adekuate dhe të sigurta për aplikim.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetsisë.
 
Në lidhje me paralajmërimet se vendi mund të merr sasi të caktuara të vaksinës nga vendet evropiane, Filipçe theksoi se vet vendet evropiane kanë krizë me sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinave. Por nuk përjashtoi një mundësi të tillë.
 
“Është e mundur që disa nga vendet me të cilët bisedojmë, kurse ato janë Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia ndajnë një pjesë nga sasia e tyre, por qartazi na tregojnë se problemi kryesor që deri më tani nuk ishte bërë si një mekanizëm nga ana e Komisionit Evropian për solidaritet, jo vetëm me vendin tonë, por edhe me vendet tjera të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, problemi është në sasinë që e marrin, dukshëm më e ulët, diku 1 e 10 nga ajo që kanë planifikuar.”, tha Filipçe.
 
Ndërkohë Filipçe ka informuar se në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hasur mutacioni i koronavirusit i cili është shfaqur në Britaninë e Madhe, por se kemi 6 ose 7 linja gjenetike të virusit korona. 
 
ERSAN PAJAZITI