Botë
Osmani për vizitë në Greqi: Greqia mbështet perspektivën evropiane të RMV–së
14.01.2021 15:27
Prespektiva evropiane e RMV–së, në raportet me Greqinë, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe situata në rajon ishin temat kryesore...

Prespektiva evropiane e RMV–së, në raportet me Greqinë, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe situata në rajon ishin temat kryesore e takimit mes ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe homologut të tij grek, Nikos Dendias. Diplomati grek inkurajoi RMV-në për hapat drejt inegrimit evropian, ndërsa theksoi përkrahjen e parezervë të Greqisë për prespektivën evropiane të vendit. Integrimi i vendeve ballkanike në BE është siguri rajonale ndërsa politika e zgjerimit duhet të jetë gjithmonë në tryezën e BE-së, tha Dendias.
"Përkrahim dhe inkurajojmë hapat tuaj për t’ju bashkëngjitur BE–së. Gjithsesi në bazë të kritereve, sistemit të meritave dhe metodologjisë së re për zgjerim të BE-së. Greqia me dekada punon aktivisht dhe e përkrah prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo, jo vetëm që është rruga më e mirë por edhe mënyra e vetme e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.", tha Nikos Dendias, minstër i jashtëm i Greqisë.
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në mbajten e raporteve të mira dypalëshe me vendet fqinje, tha ministri Osmani. Vlerësoi përkrahjen parimore të Greqisë për fillimin e bisedimeve mes vendit tonë dhe BE-së.
"Qëllimi ynë është që të shkojmë përtej narrativit për fqinjësi të mirë. Duam që marrëdhëneit tona bilaterale ti lëvizim në drejtim të partneritetit strategjik dhe të sinqert, bazuar në besimin dhe përkrahjen e ndërsjellë. Si fqinj i afërt që njëkohësisht është edhe anëtare e BE-së, vlerësoj se me rëndësi të veçantë është përprkahja principiele nga ana e Greqisë për fillimin e bisedimeve me RMV-në, pa u prolonguar më tutje.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Në kuadër të vizitës së tij në Greqi, Osmani është takuar edhe me zyrtarët dhe politikanët e tjerë grek. Me theks të veçantë është biseduar edhe për detyrimet që dalin nga marrëveshja e Prespës, që sipas autoriteteve greke, duhet punuar më me përkushtim në drejtim të jetësimit të plotë të saj. Sidomos, patën vërejtje në përdorimin e emërtimit të shtetit “Maqedonia e Veriut”, që sipas tyre, nuk ka zbatueshmëri në të gjitha institucionet publike.
NERMIN MULAKI
