Maqedoni
Shkup përleshje me armë zjarri, dy të plagosur rëndë
14.01.2021 15:35
Pasditen e sotme ka pasur përleshje me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit....

Pasditen e sotme ka pasur përleshje me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit.
Sipas informacioneve të para ka dy të plagosur rëndë të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Ende nuk ka informacione për motivet e sulmit, por zënka ka vazhduar edhe para spitalit të qytetit ku një person ka drejtuar armën ndaj policisë. Jozyrtarisht bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy familjeve. Policia ka rrethuar spitalin dhe po punon për zbardhjen e rastit. Më shumë informacione në ditarin e orës 18:30.
