Botë
Gjykata e Tiranës, burgos një pastruese të spitalit për korrupsion
14.01.2021 15:56
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg pa afat, Tire Alldervishin, pastruese e spitalit Shefqet Ndroqi...

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg pa afat, Tire Alldervishin, pastruese e spitalit Shefqet Ndroqi, e arrestuar një ditë më parë për korrupsion. Gruaja, akuzohet se i ka marrë 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje, duke e mashtruar se ishte infermiere. Pavarësisht shumave të paguara, pacientja ka ndërruar jetë në spital. Nga mesazhet që ajo ka shkembyer me të bijën para se të vdiste, i shkruante se në spitalin Covid nuk i japin as për të ngrënë. Gjyqtarja deklaroi se akuza duhet të ashpërsohet, pasi kjo vepër penale është mjaft e rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama, duke përjashtuar mjekët dhe infermiertë nga kjo skemë mashtrimi.
Denoncuesja e ka kuptuar se po mashtrohej nga sanitarja vetëm pak ditë përpara se e ëma të ndërronte jetë, por nuk ka vepruar pasi trembej se mund t’i bënte asaj diçka të keqe teksa ndodhej në spital.
