Maqedoni

Kuvend, debatohet pr/ligji për regjistrimin e popullsisë

14.01.2021 16:04

Kuvendi vazhdon debatin për propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave...

Kuvendi vazhdon debatin për propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave, të propozuar nga Qeveria me procedurë të shkurtuar dhe simbolin e BE-së. Sipas pushtetit pr/ligji është sipas srtandarteve më të larta ndërkombëtare, i digjitalizuar dhe në harmoni me rregullativat e Eurostatit.     
 
“Pas plotë 19 vjet, vendit tonë i duhet regjistrim, që të mundet të zhvillohet më mirë dhe në formë të barabartë dhe të krijohen politika të reja afatgjate për zhvillim. Kjo është në interes të  shtetit, popullit dhe gjithë qytetarëve tanë.”, tha Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së.
 
 “Pjesa metodologjike nuk është e përfshirë në ligj sepse është pjesa profesionale ku ligji nuk duhet të përcaktojë. Duhet të bëhet një hulumtim statistikor, i cili definohet nga zgjidhjet metodologjike, e cila si akt nënligjor do të jetë dokument publik.”, tha Vjollca Ademi, deputete e BDI-së.
 
“Duhet të gjithë të kontribuojmë që ky të jetë një operacion i pastër statistikor për nevojat siç janë të parapara ne nenin dy të këtij ligji, pasi rezultati i regjistrimit nuk do të  ketë reflektim dhe impakt në të drejtat e shqiptarëve dhe të tjerëve.”, tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa.
 
Mirëpo opozita kërkon tërheqjen e propozim ligjit nga procedura parlamentare pasi konsideron se ka paqartësi, nuk është në harmoni me normat ndorkombëtare dhe nuk ka konsensus mes subjekteve politike.
 
“Zbatimi i regjistrimit duhet të bazohet në arritjen e konsensusit mes të gjitha partive politike, të gjithë faktorëve shoqëror, për të patur operacion të suksesshëm statistikor në të cilin do të kenë besim të gjithë qytetarët e Rebulikës së Maqedonisë.”, tha Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE.
 
VMRO DPMNE konsideron se veç refuzimit të amendamenteve të opozitës është keqpërdorë edhe shenja e BE-së dhe shumica vazhdon procedurën me arogancë dhe mungesë tarnsparence.  Opozita shqiptare kërkon transparencë më të madhe dhe komision mbikqyrës të regjistrimit. Pa mbikqyrje të procesit të regjistrimit, procesi është dyshues, konsideron ASh.
 
SHPËTIM NUREDINI