Maqedoni

OBSH, ka donuar tri kabinete “BioSafety” për institutin e Mjeksisë Ligjore dhe Miktobiologjisë

14.01.2021 16:29

Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Mikrobiologjisë janë paisur me kabinete të reja ‘BioSafety’...

Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Mikrobiologjisë  janë paisur me kabinete të reja ‘BioSafety’, të cilat do të përdoren për detektimin e Virusit Korona, donacion nga OBSH. Ministri i Shëndetësiës Venko Filipce theksoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka provuar të jetë një nga partnerët më seriozë dhe më të mëdhenj që nga fillimi i krizës Covid, si dhe në periudhën e mëparshme në fusha të tjera të bashkëpunimit. 
 
"Dhurimi i sotëm përbëhet nga tre kabinetë "BioSafty". Dy kabinetë janë të destinuara për Institutin e Mikrobiologjisë dhe një për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kjo është një mbështetje e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë, i cili ndan punën nga forenzika me pjesën diagnostike të koronavirusit, diçka që është shumë e rëndësishme sidomos për punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
 
OBSH ka bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në përgjigjen e duhur ndaj krizës në nivelin kombëtar. 
 
"Ne jemi krenar që mbështetja e ofruar nga OBSH nuk është vetëm mbështetje për situatën aktuale në lidhje me krizën me KOVID-19, por edhe në planin afatgjatë, mbështetja me teknologji moderne dhe mbështetja për zhvillimin e kapacitetit të punës në fushën e shëndetësisë në vend.", tha Jihan Tavilah, kreu i zyrës së OBSH-së. 
 
"Kjo pajisje do të mundësojë që laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Institutit të Mikrobiologjisë të rrisin kapacitetin e tyre. Kjo është, numri i analizave për zbulimin e KOVID-19 në baza ditore. Këto do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së punonjësve. Pajisjet do të përdoren për analiza të tjera në të ardhmen.", tha Sonja Topuzovska, dekani i Fakultetit të Mjekësisë.
 
Këto aparatura rrisin kapacitetin e Fakultetit të Mjekësisë për diagnostikim molekular, Topuzovska.
 
FARIJE DAUTI BAKIU