Maqedoni

Shkup, MPB: Dy të lënduar në përleshjen me armë zjarri

14.01.2021 16:48

Pasditen e sotme ka pasur një përleshje me armë zjarri në fshatin Lubosh në Shkup.....

Në këtë përleshje shkaqet e së cilës ende nuk janë bërë të ditura, dy persona janë pagosur dhe janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
 
Zënka  ka vazhduar  edhe para spitalit ku një person ka drejtuar armën ndaj policisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione shtesë në lidhje me përleshjen me armë mes dy grupeve MPB njofton se “Në një objekt biznesi është prishur rendi dhe qetësia publike nga K.N. dhe K.H. si dhe N.R. dhe M.R., ku janë përdorur edhe armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur K.N. dhe M.R., të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit `Shën Naumi i Ohrit` për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga MPB.