Maqedoni
Tetovë, arrestohet pronari i një lokali për mosrrespektim të orarit të punës
14.01.2021 18:01
Është arrestuar mbrëm në Tetovë një pronar lokali pasi i njejti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë që gjitha restorantet kafiterit të mbyllen në ora 18 thonë nga SPB Tetovë.....

Është arrestuar mbrëm në Tetovë një pronar lokali pasi i njejti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë që gjitha restorantet kafiterit të mbyllen në ora 18 thonë nga SPB Tetovë. Zëdhënsi i SPB Tetovë Fatmir Rexhep, ka theksuar se i njejti nuk e ka pasur as të regjistuar firmën dhe për të njejtin është ngritur parashtres adekauat sipas nenit 206 të Kodit Penal. Nga SPB Tetovë thonë që gjatë kësaj periudhe janë bërë kontrolle në 2108 objekte, ku nga to 78 objekte nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.
“Janë ndërmar masa adekuat sipas nenit 206 të kodit Penal Të RMV dhe do parashtrojn parashtresa adekuate lidhur më këtë shkelje.Gjatë kontrolleve nga SPB Tetovë janë konsatuar vetëm 78 shkelje prnar të cilët nuk kanë respektuar vendimet. Dhe në bazë të madhe respektohen masar që janë sjellur për mbrojtëje nga Covid 19.”, tha Fatmri Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Mbyllja e restorantëve dhe kafiterice në ora 18 ka vështirësuar tej mase funksionimin e lokalve pasi të njejtët me shumë vështërsi arrrin ti mbulojn shpenzimet elementare. Disa pronarë të lokaleve në Tetovë kërkoj që orari i punësë deri në 18 të largohet.
“Shuëm e kemi pasur të vështir se ka qenë një periudhë e keqe,në këtë situat të koronës.Shuëm vështir ka qenë. Është mir që ky orar të largohet krejt por nuk mvaret prej neve.”…
“Shoenzimet nuk i kemi mbuluar, e jemi pasur shumë rënd.Të gjithë punëtorët kanë qenë në punë, dhe ne nuk i kemi larguar dhe në kërkojm që orari të largohet se është orari i shkurtër.”, thane pronarët.
Nderkaq ne bazë të vendimit të fundit të Qeverisë, me rekomandimin e Komisionit të sëmundjeve infektive, restorantet dhe kafenetë pas 21 janarit, në vend të orës 18:00, do të jenë të hapura deri në orën 21:00.
VISAR SADIKI
