Maqedoni
Kovid-19, 10 të vdekur e 403 të infektuar
14.01.2021 19:20
Në 24 orët e fundit, nga virusi Korona kanë humbur jetën edhe 10 qytetarë të vendit, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë....

Në 24 orët e fundit, nga virusi Korona kanë humbur jetën edhe 10 qytetarë të vendit, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu nga 2118 të testuar janë regjistruar edhe 403 të infektuar.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 339 të shëruar. Nga 10 të vdekur, dy janë nga Shkupi, dy nga Prilepi, një nga Kumanova, një nga Ohri, një nga Strumica, një nga Gjevgjelia, një nga Dellçeva dhe një nga Kërçova. Deri tani virusi Korona u ka marrë jetën 2682 personave. Nga gjithsej 88389 persona të infektuar në vend, 69476 janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 16231 persona.
