Kulturë

Artistja Lida Scherafatmand realizon projekt për struganët, çmimi me vlerë prej 100euro

15.01.2021 11:23

Lida Scheraftmand është një artiste ndërkombëtare me famë botërore e lindur në Iran e rritur në Maltë, që ka rreth dy vite që jeton dhe vepron në Strugë....

Lida Scheraftmand është një artiste ndërkombëtare me famë botërore e lindur në Iran e rritur në Maltë, që ka rreth dy vite që jeton dhe vepron në Strugë. Që në momentin e parë që ka arrit në Strugë, ajo u mahnit nga liqeni, mjellmat si dhe natyrën e këtij qyteti, prandaj edhe vendosi që një pjesë të jetës dhe veprës së saj ta kalojë në Strugë. Ajo pikturon florën  si dhe lidh artin e saj për të kuptuar marrëdhëniet mes shteteve. Pikturat e saj janë përdor në shum pulla përkujtimore në vende të ndryshme të botës si dhe për shumë kopertina librash të njohur. Duke qenë se ajo ka vendosur të jetojë në Strugë dhe të bëhet pjesë e saj, ajo së fundmi ka inicuar një projekt për qytetarët e Strugës të cilët me pjesmarrje në projekt mund të fitojnë para kesh me vlerë prej 100 euro. Projekti emërohet „Pastro Strugën dhe fito para“. Ajo thotë se dashuria që ka për natyrën e ka frymëzuar që të realizojë një projekt të tillë. 

"Më pëlqen shumë që të dalë për ecje rreth plazhit dhe në vende të tjera nëpër qytet dhe vërejta që ndonjëherë ka shumë mbeturina, kështu që u informova pak për arsyet, si njerëzit hedhin mbeturinat dhe kishte disa probleme të përfshira. Një nga to ishte le të themi që shumë familje janë shumë në presion ekonomik dhe ato nuk do mendojnë se si të mbajnë qytetin të pastër sepse kanë probleme të tjera më urgjente për të cilat duhet të mendojnë, kështu që mendova se nëse ka një çmim me para mund të inkurajojë ata njerëz që të fitojnë para duke bërë diçka të mirë për të gjithë. Gjithashtu kam parë një organizatë joqeveritare që përgatit dokumentare dhe një nga filmimet e tyre ishte pikërisht për këtë problem që ka Struga dhe ata kishin intervistuar personat kompetent që merren me pastrimin e qytetit dhe ato kishin thënë që pastrojnë në mëngjes por njerëzit nuk e vlerësojnë punën e tyre, sapo i mbledhin mbeturinat, njerëzit hedhin përsëri, kështu që në një mënyrë unë mendova të tregojmë vlerësim për ta, për punën e tyre, kështu që ne bashkëpunojmë me to.“, tha Lida Scherafatmand, artiste.
 
Projekti ka filluar nga data 1 janar. Çdo muaj do të ketë një fitues që do të marrë çmimin me vlerë prej 100 euro. 
 
"Nëse qytetarët vërejnë një vend cfarëdoqoftë që ka mbeturina duhet të fotografojnë vendin dhe më pas ta pastrojnë dhe  të na tregojnë ne foto Para dhe Pas pastrimit, ti dërgojnë në email dhe në datë 25 të çdo muaji ne do ti shohim fotot dhe personi që ka pastruar sipërfaqen më të madhe do të jetë fitues dhe mendojmë që çmimi të jepet gjithmonë në vendin ku ata kanë pastruar.“, tha Scherafatmand.
 
Edhe pse iniciatorja e projektit edhe nga ana financiare ishte vetë Scherafatmand , ajo u shpreh e lumtur që kishte mbështetje morale nga disa organizata të qytetit, mes tyre edhe ndërmarrja publike komunale Strugë. 
 
"Jam shumë e lumtur që kam pasur mbështetje morale nga entitete lokale, një nga to është bimedia, muzeu Nezlobinski, një zyrë juridike kjatoski dhe stojkoski, zyra e komunales gjithashtu e mbështeti këtë gjithashtu edhe organizata joqeveritare që punojnë për festivalin e filmit. Janë sektore të ndryshme, qeveritare, joqeveritare, private dhe individuale, kështu që është shumë mirë.“, u shpreh Scherafatmand.
 
Scheraftmand tha se çmimi është vetëm për të inkurajuar  njerëzit dhe për të bërë një përpjekje kolektive për qytetin. 
 
"Çmimi është vetëm për ti inkurajuar qytetarët që të mbajnë qytetin e pastër, sepse është një qytet mjaft i bukur si dhe për të bërë një përpjekje kolektive, kështu që mos e vendosim përgjegjësinë vetëm tek një pjesë e qytetit por të jemi përgjegjës për të gjithë. Por edhe për ti shpërblyer ata që me të vërtetë kujdesen, kam parë shpesh njerëz të rinj që vullnetarisht shkojnë të pastrojnë pjesë të qytetit dhe asnjë nuk e di për to, ato e bëjnë këtë nga zemra, kështu që kjo është për ti shpërblyer ata për të mirën që bëjnë.“, tha Scherafatmand.
 
Ky projekt do të zgjasë për 12 muaj me rradhë. Scheraftmand tha kanë vendosur informacione me fotografi nëpër qytet që përveç rrjeteve sociale,qytetarët të informohen edhe nëpërmjet posterave. Ajo u shpreh se është e lumtur që tashmë qytetarët kanë filluar të dërgojnë fotografi në emailin e saj dhe prêt që të rritet numri i qytetarëve të do marrin pjesë në projekt për të fituar çmim. Ajo nga ky projekt prêt që në fund të sheh një qytet më të pastër dhe njerëz më të ndërgjegjshëm për pastërtinë në qytet. 
 
ILMIE ZHAKU