Maqedoni
Debat publik "IPA2, perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzim"
17.11.2014 12:06
Perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzimin e IPA2 është temë e debatit të sotëm publik të organizuar nga Komisioni Kuvendor për Çështje Evropiane...

Debatin, siç është paralajmëruar, do ta hapë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.
Në kuvend, sot debat publik do të mbahet edhe në seancën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive.
Temë e debatit publik është "Versioni punues i Propozim-ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative".
Seancë do të mbajë edhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, i cili do të debatojë për Propozim-ligjin për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Mbrojtje Sociale dhe Propozim-ligjin për Ndryshim të Ligjit për Pagën Minimale në Republikën e Maqedonisë dhe që të dyja në lexim të dytë.
