Maqedoni
Kumanovë, Oda e Zejtarëve rajonal me “Etno odë”
15.01.2021 16:11
Në Kumanovë është hapur “Etno oda” që funksionon në kuadër të Odës Rajonale të Zejtarëve të Kumanovës....

Në Kumanovë është hapur “Etno oda” që funksionon në kuadër të Odës Rajonale të Zejtarëve të Kumanovës. Nga kjo odë për TVM2 thonë se tani me kushtet e reja hapësinore do të kenë kushte më të mira për ushtrimin e veprimtarive të tyre.
“Të gjitha eksponatet e zanateve të vjetra i kemi ekspozuar në Odën tonë, d.m.th. gjitha ato gjësende që i kanë punuar të parët tanë ne i kemi marrë këtu nga rajoni i Kumanovës, Likovës, Nagorçit, Kratovës, Kriva Pallankës, pra gjitha komunat që ne i përfaqësojmë.”,- tha për TVM2 kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji.
Fazliji gjithashtu shprehu falënderim për Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen financiare si dhe subvensionimin e retro materialeve që vazhdimisht i kanë marrë nga kjo ministri.
“Si zejtarë ishim në siklet për shkak të situatës me Pandeminë Covid-19, por ndihma nga ana e Ministrisë së Ekonomisë me anë të subvencionimit të rrogave, repro-materialeve, pastaj Banka për Zhvillim na mundësoi kredi pa kamata, si dhe ulja e TVSh-së nga 18% në 5% për produktet zejtareske, pra këto masa ndikuan që ne të ekzistojmë e mos t’i mbyllim bizneset tona, traditën tonë shumëvjeçare”,- tha Fazliji.
Ndryshe, në Odën Regjionale të Zejtarëve të Kumanovës janë të përfshitë 600 zejtarë të veprimtarive të ndryshme zejtareske.
FATLUM AQIFI
