Maqedoni
Procesi gjyqësor për “27 prillin”, Trajkovski: Nuk kam qenë i përfshirë në protesta
15.01.2021 16:24
Gjatë protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, të akuzuarit Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski...

Gjatë protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, të akuzuarit Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski nuk kanë pasur asnjë funksion në VMRO-DPMNE dhe as nuk kanë organizuar anëtarë partiak të marrin pjesë në ato protesta, deklaruan më shumë dëshmitarë të propozuar nga pala mbrojtëse për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend. Ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili në gjykatë ishte në cilësinë e dëshmitarit, i pyetur nëse ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka marrë pjesë ose ka komunikuar me kryetarët komunal, Trajkovski u përgjigj “Jo”, duke theksuar se si kryetar ai ka komunikuar me Gruevskin vetëm dy ose tre herë.
“Unë mbrëmjen që ishte incidenti, isha në ndeshje hendbolli. As që kam qenë i informuar, as nuk ka kërkuar askush nga unë të informohet e as që kemi pasur paraprakisht bisedime për aktivitete të caktuara në drejtim të organizimit të diçkaje. D.m.th. ne nuk kemi qenë të përfshirë.”,- deklaroi ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Vllado Misajllovski, i cili në vitin 2016 ishte ministër i Transportit dhe Lidhjeve, i pyetur se cili ishte qëndrimi i Komitetit Komunal të partisë për protestat "Për një Maqedoni të Përbashkët", tha se secili vet ka vendosur nëse do të mbështes protestën dhe se partia nuk kishte asnjë lidhje me ato protesta. Mihajlovski mohoi se si ministër ka ndikuar që punonjësit në administratë të dilnin për të protestuar.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe po drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, dhe nga prokurorja Vilma Ruskovska. Të akuzuar në këtë rast janë ish-Presidenti i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i UBK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale "rrezikimit terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë".
SANIJE DURAKU
