Basketboll

As 48 pikët e Kobe Brayant nuk i ndihmuan Lackers për triumf

17.11.2014 12:13

Kobe Bryant vazhdon të shkëlqejë në aspektin individual, por pavarësisht kësaj Los Angeles Lakers nuk dinë të ngrejnë kokë në këtë fillim sezoni të Nba.

Edhe pse Bryant shënoi plot 44 pikë kalifornianët u mposhtën brenda në Staple Center me rezultatin 136-115 nga Golden State Ëarriors që siguroi kështu fitoren e 8-të në 10 ndeshje.
 
Stephen Curry në superformë që realizoi në total 30 pikë dhe 15 asist, ndihmoi skuadrën Oakland ti shkakonte Lakers-ave humbjen e 9-sezonale në 10 takime të luajtura.
 
Kjo është një nga nisjet më të këqija që skuadra nga Los Angeles i ka bërë ndonjëherë në gjithë historinë e saj një sezoni të ri në Nba.
 
Në sfidat e tjera të Nba Houston Rockets tregoi dhëmbët edhe përballë Oklahoma City-it. 65-69 në favor të teksanëve ishte rezultati i kësaj sfide ku dominuan mbrojtjet ndërsa më i miri për Houston-in rezultoi James Harden me 19 pikë 5 asist dhe 9 rebound. 
 
Zhgënjeu totalisht Miami Heat që u mposht në shtëpinë e saj nga Milëaukee Bucks me shifrat 91-84.
 
Për skuadrën e trajnerit Jason Kidd spikati Knight me 20 pikë. Pas 7 disfatave radhazi gjeti rrugën e fitores edhe Neë York Knicks që kaloi 109-93 Denver Nuggets.
 
Carmelo Antonhy dhe J.R Smith ishin përcaktues për vendasit në këtë ndeshje me nga 28 pikë secili.