Maqedoni
Carovska, debat rreth reformave në arsim
15.01.2021 17:48
Ministrja e arsimit, Milla Carovska, vazhdon debatin me palët e prekura lidhur me reformat në arsim....

Ministrja e arsimit, Milla Carovska, vazhdon debatin me palët e prekura lidhur me reformat në arsim. Ajo në këtë temë ka diskutuar sot me përfaqësues të Bashkësisë së Njësive të Pushtetit Lokal, ndërsa deri më 20 janar, Ministria e Arsimit do të pranojë edhe komentet mbi Konceptin e ri për arsimin fillor.
Nga debati i deritanishëm, Carovska tha se ka ardhur në përfundim se nuk kundërshtohet koncepti i ri, por shprehet frikë për integrimin e lëndëve.
