Botë

Von Der Leyen: Vaksinimi anti Kovid, sfidë mbi sfidat në BE

15.01.2021 18:11

BE po angazhohet të sigurojë vaksina për të gjitha vendet e BE-së, thotë kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen....

BE po angazhohet të sigurojë vaksina për të gjitha vendet e BE-së, thotë kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Nga tre kompanitë prodhuese, do të sigurohen vaksina të mjaftueshme për 80 për qind të popullatës. Vaksinimi dhe pandemia do të jetë sfida e parë dhe më e rëndësishme e BE-së, ndërsa menjëherë pas saj radhitet rimëkëmbja ekonomike, thotë kryetarja e Komisionit Evropian.
 
“Europa është në kohë të vështirë, numrat po tregojnë se janë në rritje pas festive dhe në gjithë botën ka kufizime. Por, kjo sfidë është e përbashkët për të gjithë, dhe kështu së bashku do ta tejkalojmë. Gjatë muajve në vazhdim do të fokusohemi në prioritetet tona, por prioritet mbi prioritetet është vaksinimi, dhe këtu mund të them se ka doza të mjaftueshme për mbi 80 për qind të popullsisë në BE. Do të jenë të kapshme 1 miliardë doza të vaksinave nga tre kompanitë prodhuese. Kemi pasur një bisedë me drejtorin e kompanisë Fajzer, dhe më informoi se ka ndalesë në prodhimin e vaksinës, por se të njëjtat do të jen në dispozicion gjatë tre muajve të parë të vitit.”,- deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
 
Presidenca portugeze, Costa: Të angazhuar në tejkalimin e pandemisë
 
Kryeministri portugez, Antonio Costa, potencoi se kjo periudhë e Kryesimit me BE do të jetë koha më e vështirë, sepse përpos agjendës politike, do të duhet të kyçemi seriozisht në tejkalimin e krizës me pandeminë. 
 
“Jemi duke biseduar për një aspekt të liberalizimit në kuadër të vaksinimit me BE. Do të jetë e vështirë por jo edhe e pamundur që popullsia e BE të përfshihet në aspektin e vaksinimit, dhe përpos tre prodhuesve të parë, është duke biseduar edhe me prodhuesin e katër me qëllim që askush të mos mbetet pas vaksinim. Kjo do të jetë sfidë për të gjithë BE por në veçanti për Portugalinë, që do të mundohemi të sjellim politika dhe vendime unifikuese.”,- tha kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa.
 
Në këtë pres konferencë nuk u bisedua për politikat e në veçanti për çështjen e zgjerimit të BE-së, por kryeministri portugez vetëm potencoi se do ti vazhdojnë politikat e Gjermanisë e cila deri në momentet e fundit ishte për zgjerim. 
 
FITIM KRYEZIU