Botë
Gjermani, Armin Laschet zgjidhet kryetari i ri i CDU-së
16.01.2021 12:45
Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë....

Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë.
Laschet, 59 vjeç, ka mposhtur në garën zgjedhore konservatorin, njëherësh rivalin e kancelares Angela Merkel, Friedrich Merz. Në konventën partiake, që u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit, Laschet fitoi 521 vota dhe Merz 466. Ndërkaq, Nobert Roettgen, u eliminua në raundin e parë të votimeve. Zgjedhjet e brendshme në CDU vijnë pasi kanclerja Angela Merkel ka paralajmëruar largimin nga politika më vonë gjatë këtij viti. Në fjalimin e tij pas fitores, Laschet u zotua se do të bëjë gjithçka që partia e tij të dalë mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe se ai do të mbajë postin e kancelarit.
Delegatët për herë të parë mbajtën konventën partiake online, për shkak se masat e vendosura kundër koronavirusit ndalojnë mbajtjen e tubimeve. Gara në CDU vjen në një vit të rëndësishëm për Gjermaninë, e cila do të mbajë zgjedhje nacionale në shtator. Merkel, e cila ka thënë se do të tërhiqet nga politika, ka mbajtur katër mandate si lidere e partisë dhe 16 vjet si kancelare. Gjatë nisjes së konferencës më 15 janar, Merkel bëri thirrje për unitet.
