Maqedoni
Plani i veprimit Shkup-Sofje, Pendarovski: Qëndrimi bullgar i pandryshuar
16.01.2021 15:00
Dilaogu mes Shkupit dhe Sofjes duhet të vazhdojë, pavarësisht qëndrimeve bullgare që jepen atje në periudhe parazgjedhore....

Dilaogu mes Shkupit dhe Sofjes duhet të vazhdojë, pavarësisht qëndrimeve bullgare që jepen atje në periudhe parazgjedhore, rekomandon presidenti i republikës Stevo Pendarovski. Në këtë frymë është përgjigja e palës bullgare mbi planin e veprimit të propozuar nga pala maqedonase. Sipas kreut të Republikës, përgjigja bullgare nuk jep përgjigje për një pjesë të kërkesave të palës maqedonase.
“Përgjigjja mbi planin e veprimit praktikisht nuk del jashtë parametrave të përgjigjeve të vjetra bullgare. Pra, nuk mund të shoh asgjë më ndryshe nga qëndrimet e tyre, ndoshta ndonjë frazë, flas për tejkalimin e mandatit të Komisionit. Unë, që para disa muash, konformojë se sjellja e palës tjetër del jashtë parametrave të Marrëveshjes në përgjithësi, jo vetëm jashtë parametrave të Komisionit, por edhe mandatit të Komisionit.”, tha presidenti i republikës Stevo Pendarovski.
Pendarovski: Bisedimet duhet të vazhdojmë
Gjendja nuk pritet të ndryshojë për mirë në tre muajt në vijim, derisa Bullgaria të përfundojë procesin zgjedhor dhe formimin e institucioneve të reja, por bisedimet duhet të vazhdojnë qoftë edhe për çështje më pak të rëndësishme, thotë Pendarovski në intervistën për Agjencinë Informative Maqedonase “MIA”.
“Unë me të vërtetë dyshoj se, në tre muajt në vijim, përderisa Bullgarët nuk i mbajnë zgjedhjet e tyre, mund t’i zgjodhim këto çështje, të cilat shkuan shumë larg, e dini për cilat flas. Por, nuk mendoj se duhet të ndërpresim kontaktet. Ne do të duhet të rikthejmë besimin mes dy palëve, pasi në ndërkohë shumë çështje u rrënuan, për fat të keq dhe më së paku për fajin tonë. Kështu do të mund të krijojmë atmosferë në tëcilën do të mund të hapim të gjitha çështjet, pa paragjykime dhe do të themi çfarë mendojmë dhe ku nuk mund të bëjmë lëshim.”, tha Pendarovski.
Pendarovski njoftoi se përgjigjja bullgare për planin e veprimit të propozuar nga pala maqedonase do të shpaloset para deputetëve për diskutim gjatë javës që vjen, në njërin nga dy komisionet respektive ose atë për politkë të jashtme ose në Komisionin për çështje evropiane.
SHPËTIM NUREDINI
