Maqedoni

LSDM: Zhvillojmë infrastrukturën

16.01.2021 16:05

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev mbetën të përkushtuar në zhvillimin dhe avansimin e infrastructures theksojnë nga LSDM....

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev mbetën të përkushtuar në zhvillimin dhe avansimin e infrastructures theksojnë nga LSDM. Sipas tyre këtë e vërteton edhe buxheti për vitin 2021 ku investimet kapitale janë të planifikuara në nivel prej rreth 23 miljardë denarë apo për 20 % më të larta nga viti i kaluar. Njoftojnë se këtë vit ndërtohen dhe rokonstruohen rrugë, vendosen kanalizime dhe sisteme të ujësjellësit ,ndërtohen banesa sociale ,rikonstruohen shkolla dhe çerdhe në vend.
 
“Për momentin 840 milion euro investohen në ndërtimin dhe rehabilitimin e 400 kilometrave rrugë në mbarë shtetin.Ndërtohen mbi 59 kilometra autostradë, mbi 104 kilometra rrugë të shpejta dhe 20 kilometra rrugë lokale. Këtë vit janë të planifikuara 25 projekte për ndërtimin dhe rikonstruimin rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në vlerë prej 12.7 milion euro. Njëkohësisht në rrjedhë e sipër janë edhe 30 projekte për ndërtimin apo rikonstruimin e rreth 14 milion euro.Vazhdon investimi në sigurimin e shtëpive për katëgoritë e margjinalizuara të qyetatarëve. Me tempo të shkëlqyer po realizohet edhe procesi I gasifikimit.”, tha Boris Tunxhev nga LSDM.
 
VMRO–DPMNE: Petrov shpenzon 200 mijë euro për vrtë-promovim
 
Qëndrimin e njetë nuk e ndajnë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre LSDM është e paaftë dhe nuk ka plan e as që dinë të realizojnë projekte për qytetarët. Harxhojn buxhetin e katërt të shtetit pa as një projekt kapital, e as që janë të aftë të përfundojnë projektet e filluara më herët nga VMRO. Ndërkohë, nga VMRO akuzojnë se drejtori i Fondit për inovacione Kosta Petrov harxhon 200 mijë euro për promovmin e tij në kohë të pandemisë kur shteti po ngulfatet në recession ndërsa mbi 55 mjë qytetetarë kanë mbetur pa punë.
 
“Pyesim nëse Kosta petrov më këto 200 mijë euro ka për qëllim ti paguaj këto dy agjensione, të cilat më pas do të punojnë agjenda partiake apo veç më kanë punuar për LSDM-në dhe ne nuk e dimë. Nëse ka për qëllim që përmes këtyre agjensive të bëjë ryshfet masiv me reklama në media, për të cilën edhe një herë potencojmë se është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Veprimi i tij është skandaloz në këtë kohë të krizës theksojnë nga VMRO, andaj presin që institucionet kompetente të hetojnë rastin dhe të kërkohet përgjegjësi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI