Botë

Klaus Iohannis, fiton presidencën në Rumani

17.11.2014 12:26

Kryeministri rumun, Victor Ponta, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, të zhvilluara më 16 nëntor, përmes balotazhit...

Ponta, ka thënë se tashmë ka uruar fituesin e garës, Klaus Iohannis. 
 
Gjatë ditës së diel, sondazhet kanë paraqitur një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve dhe rezultatet janë treguar pas mesnatës.
 
Ponta, ka dalë i pari në zgjedhjet e para, më 2 nëntor, por pasi nuk ka marrë 51 përqindëshin e nevojshëm për të siguruar presidencën, i është dashur që të hyjë në garë me balotazh, më 16 nëntor.
 
Fituesi Iohannis, ka premtuar sistem të pavarur të drejtësisë dhe kthim të vendit në gjendje “normale”. 
 
Sistemi i Drejtësisë në Rumani është aktualisht nën mbikëqyrjen e posaçme të Bashkimit Evropian. Ionannis, do të zëvendësojë presidentin në largim, Traian Basescu.